
FBK Superliga
Tj Bickerstaff (Bashkimi) – MVP (3)
Pasi luajti me 15 pikë, 15 kërcime e 5 asistime në fitoren e madhe të Bashkimit ndaj Trepçës, Tj Bickerstaff i Bashkimit është zgjedhur MVP i xhiros së tretë në Superligë.
Bashkimi sezonin e ka filluar tejet mirë, duke shënuar tri fitore në po aq takime të zhvilluara, e fantastik në këtë seri ka qenë edhe Tj Bickerstaff, që këtë xhiro u shpërblye me çmimin “MVP i javës”.

