
Trepça triumfon në “Karagaç”
Me një paraqitje tepër të fortë në çerek të fundit, Trepça ka vulosur fitoren ndaj Pejës sonte, për të dalë triumfuese nga “Karagaçi”. Mitrovicasit që nisën më mirë ndeshjen dhe kryen pjesën e parë në epërsi, 39-46, në çerek të fundit kanë ndalë Pejën në 5 pikë, derisa vetë shënuan 18 për të fituar duelin me rezultat të përgjithshëm, 67-82.
Sek Henry, që debutoi te mitrovicasit sonte, me 23 pikë ka qenë lojtari më efikas te Trepça. Ky bëri edhe 4 asistime e 4 kërcime në fitore. Chad Brown dha 18 pikë e bëri 13 kërcime për të kryer lojën me double-double, kurse 14 pikë e 9 kërcime i shënoi Drilon Hajrizi.
Peja e Gregg Gibsonit nuk kishte zgjidhje në periudhën e fundit të ndeshjes, ndërsa prej lojtarëve të saj më i dalluar sonte ka qenë Jordan Johnson me 20 pikë e 5 asistime. Cesare Edwards dha 17 pikë e bëri 9 kërcime, por pa arritur të ndalë ekipin nga disfata.
Me këtë fitore Trepça i afrohet Pejës në renditje tabelare dhe tashmë ka bilanc 5-2 me një ndeshje më pak të luajtur, derisa Peja për momentin është në vend të dytë me bilanc, 6-2.
