Triumf historik, Bashkimi debuton me fitore në FIBA Europe Cup!

Në paraqitjen e parë kualifikuese në kuadër të FIBA Europe Cup, Bashkimi ka shënuar fitore historike!

Me lojë tejet të mirë ekipore, skuadra prizrenase sonte mposhti skuadrën polake Anwil Wloclawek me rezultat 80-75.

Përforcimet e ardhura këtë afat kalimtar duket të jenë mjaft cilësore. Në fitoren e shënuar sonte më të dalluarit ishin të ardhurit Isaiah Cousins (21 pikë) dhe Jeremiah Bailey (16 pikë), ndërkohë që 13 pikë të tjera shtoi Kyan Anderson.

 

Ndeshja mes skuadrave ishte kryesisht e barabartë, por Bashkimi u tregua më i vëmendshëm në çastet vendimtare dhe arriti fitoren e merituar me rezultat të ngushtë.

Ndeshja kthyese luhet mesjavën e ardhshme (1 tetor) në Poloni, ku Bashkimi i mjafton edhe një humbje deri në 4 pikë disavantazh për ta arritur rrethin tjetër të garës, që do të ishte arritje fantastike në sezonin debutues në këtë garë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live