
FBK Superliga
Vëllaznimi arrin fitoren e parë sezonale
Më në fund gjakovarët kanë arritur t’i gëzohen fitores. Vëllaznimi i drejtuar nga Jeronimo Sarin ka mposhtur Borën sonte 91-79, për të marrë fitoren e parë sezonale dhe për t’i lënë mysafirët nga Prishtina si ekipi i vetëm pa fitore në Superligë. Vëllaznimi me këtë fitore del nga fundi i tabelës dhe bën bilancin 1-3, derisa Bora mbetet pa fitore me bilanc 0-4.
