
Vëllaznimi fiton derbin, ruan kryesimin
Vëllaznimi i shkaktoi humbjen e parë të stinorit Trepçës së drejtuar nga Emin Baliqi, në derbin e vjetër të Kosovës, për të vazhduar kryesimin e Ligës së Parë.
Ekipi i Xhengis Rexhepit përkundër se mori epërsinë herët, në pushim pjesëlojësh shkoi me barazim. Sidoqoftë, në pjesë të dytë ata shënuan edhe një herë për të siguruar fitoren, ndërsa deri në fund arritën të ruajnë rezultatin, për përfundimtaren: Vëllaznimi – Trepça 2-1 [Rron Rogova 5′, Ermir Skenderi 60′ — Gabriel Sylas 33′].
Shiko: TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Fitorja, bën që Vëllaznimi të regjistrojë fitoren e katërt sezonale dhe tash me 13 pikë të vazhdojë kryesimin në Ligë të Parë, duke pasur 2 pikë më shumë sesa Vushtrria ndjekëse e Armend Dallkut.
Trepça në anën tjetër, pasi që pësoi humbjen e parë sezonale ka rënë në pozitën e tetë me po aq pikë pas 5 xhirosh.