
Vëllaznimi fiton, por Prishtina kualifikohet tutje
Nuk ka qenë e mjaftueshme fitorja me 5 pikë dallim e Vëllaznimit sonte në Prishtinë, derisa bardhekaltërit vendas kishin bërë kapital të mjaftueshëm nga ndeshja e parë në “Shani Nushi” për të luajtur rehat sonte dhe për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës!
Vëllaznimi fitoi ndeshjen 69-74. Por, e kishte humbur duelin e parë çerekfinal 68-82, gjë që bën me rezultat të përgjithshëm, kryeqytetasit të kalojnë tutje.
Jericole Hellems dha 25 pikë në këtë fitore të Pirros për Vëllaznimin, ndërsa me nga 13 pikë ndeshjen e kryen Samir Zekiqi dhe Yor Anei. Te Prishtina, Kelby Kramer me 14, Adrio Bailey me 12 dhe Deondre Burns me 10 pikë ishin koshashënuesit më të dalluar.
Derisa Vëllaznimi eliminohet nga Kupa e Kosovës, Prishtina kalon tutje në gjysmëfinale të Kupës. Sa për statistikë, kjo ka qenë fitorja e parë e trajnerit Gyltekin Selimi si timonier i kuqezinjëve.
