Vëllaznimi ia shkakton disfatën e parë Bashkimit

Vëllaznimi ka shënuër fitoren e parë ndaj Bashkimit këtë stinor, i ka shkaktuar prizrenasve humbjen e parë të stinorit, ndërsa trajneri i ri i gjakovarëve ka debutuar me fitore në Superligë.

Krejt këto, pas duelit të zhvilluar Bashkimi – Vëllaznimi, ku prizrenasit vetëm në letër ishin vendas, pasi që ndeshja u luajt në “Shani Nushi”. Dallimi u bë në çerek të dytë të ndeshjes, kur Vëllaznimi e mori atë 16-26 për të mbajtur epërsinë në pjesë të dytë dhe për të shkuar te fitorja 70-74.

I rikthyeri në ekip, Jericole Hellems tregoi cilësitë e tij, ndërsa kreu lojën me double-double duke shënuar 22 pikë, 2 asistime dhe 10 kërcime në fitore. Me nga 13 pikë ndeshjen e kryen Marques Warrick dhe Ziggy Reid.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Te Bashkimi, që më nuk e ka Jan Palokajn në ekip, më efikasi ka qenë Valon Bunjaku me 16 pikë të shënuara. Pos tij, u dallua edhe Isaiah Cousins që shënoi 14 pikë.

Derisa për Vëllaznimin kjo fitore ka qenë jetike që në fillim të ciklit të dytë të ndeshjeve të Superligës, duke e bërë bilancin 2-6, për Bashkimin cikli i dytë nisi me disfatë, derisa ekipi mbetet ende lider në elitë me bilanc 7-1.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live