
FBK Superliga
Vendimtaret për gjysmëfinale, caktohen terminet e ndeshjeve të kthimit
Përmes një njoftimi të përgjithshëm, FBK ka bërë të ditur terminet e ndeshjeve të kthimit çerekfinale në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll. Kështu, përballjet e dyta janë përacaktuar të luhen të mërkurën dhe të enjten, ndërsa skuadrat që kanë pësuar në përballjet e para do të tentojnë rikthimin për të siguruar kualifikimin.
Kështu, të mërkurën në program janë dy ndeshje, në termin të njëjtë.
21 janar, e mërkurë, 18.45:
Ylli – Trepça (102-99)
Rahoveci 029 – Bora (70-79)
Ndërsa të enjten, gjithashtu janë përcaktuar oraret e njëjta.
22 janar, e enjte, 18.45:
Prishtina – Vëllaznimi (82-68)
Peja – Bashkimi (90-96).
(Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para. Ekipi që siguron rezultat më të mirë nga dy duelet, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës).

