Veton Tusha (Drita) – Ylli i javës (26)

Çmimi “Ylli i Javës” kësaj radhe i takon Veton Tushës, sulmuesit të Dritës.

Tusha në ndeshjen derbi ndaj Gjilanit e shënoi golin e fitorës për Dritën dhe në përgjithësi pati një paraqitje mjaft të mirë, e kjo ka bërë që çmimin e më të mirit të javës FFK t’ia japë atij.

“Derbi është gjithmonë i vështirë, por jam i lumtur që e kemi fituar. Atmosfera në skuadrën tonë është shumë e mirë dhe do të luftojmë nga xhiro në xhiro që në fund të kurorëzohemi me titullin kampion. Ky çmim i dedikohet ‘Intelektualëve’. Falënderoj bashkëlojtarët e mi, stafin e trajnerëve dhe familjen time që gjithmonë më qëndrojnë afër.” – deklaroi Tusha pas marrjes së çmimit, shkruan faqja zyrtare e FFK-së.

Njëkohësisht, Tusha ishte edhe pjesë e 11-shes më të mirë të javës të zgjedhur nga TopSporti.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live