
Vushtrria fiton derbin ndaj Trepçës, rezultatet e ditës dhe tabela e përditësuar
Në ndeshjen kryesore të ditës në Ligën e Parë, e cila vendosi përballë dy rivalë të vjetër, Vushtrrinë e Trepçën, fituese doli skuadra vendase.
Vushtrriasit e fituan këtë takim me rezultat 4-1.
Një gol i hershëm nga Klejdi Paloka në minutën e tretë i dha start të mirë vendasve, e më pas kartoni i kuq i brazilianit Gabriel Sylas të Trepçës në minutën e 20′ ia lehtësoi dukshëm Vushtrrisë pjesën e mbetur të ndeshjes. Vushtrriasit e gjetën golin edhe tri herë të tjera (Ebrima Jatta 36’, Bujar Shabani 42’, Albijon Shurdhiqi 85’), e Trepça e shënoi vetëm një gol të nderit në fundin e pjesës së parë (Rashid Alhassan 45+2′).
Në ndeshjet tjera të ditës në Ligën e Parë, Vëllaznimi, Liria, Tefik Çanga, Ramiz Sadiku e Rilindja 1974 iu gëzuan fitoreve në ndeshjet respektive, kurse xhiroja mbyllet nesër me takimet 2 Korriku vs. Istogu e Feronikeli 74 vs. Prizreni.
REZULTAT DHE KALENDARI I PLOTË
