Ylli mposhtë Pejën në finale, shpallet fitues i Ligës Unike!

KB Ylli është fitues i Ligës Unike për sezonin 2025/2026!

Skuadra suharekase sonte triumfoi në finale ndaj Pejës, të cilën e mposhti me rezultat 74-80.

Ndeshja e sontme ishte shumë e fortë dhe rezultati ishte i barabartë deri krejt në fund të takimit, e në momentet vendimtare suharekasit u treguan më të mirë dhe e mbyllën ndeshjen me triumf.

Scott Bamforth (22 pikë, 7 kërcime, 5 asistime) ishte fantastik te Ylli sonte, ndërkohë u dalluan edhe Erjon Kastrati (15 pikë, 3 asistime, 2 kërcime) dhe Tyreek Smith (13 pikë, 12 kërcime, 2 asistime).

Te pejanët Cecil Williams (17 pikë, 5 kërcime, 3 asistime) dhe Dequian Bracey (16 pikë, 8 asistime, 1 kërcim) ishin më të mirët sonte.

Kjo është hera e dytë që Ylli e fiton këtë trofe. Të parin e kishte fituar në sezonin 2020/2021. Në anën tjetër, pejanët mbeten me një titull të fituar në këtë garë (2011/2022).

Kujtojmë që vitin e kaluar fitues i këtij trofeu ishte Vëllaznimi, e këtë vit gjakovarët u eliminuan në gjysmëfinale nga Peja.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live