
Ylli rreshton fitoret
Ekipi i Rami Hadarit ka hyrë në formë të mirë të rezultateve pas startit me dy humbje në Superligë. Me sonte, Ylli ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Superligë dhe ka kthyer bilancin në pozitiv, 3-2.
Suharekasit kanë mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 86-100, ndërsa dallimi kryesor në lojë u bë në çerekët çift të ndeshjes.
Davontrey Thomas me 26 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Yllit në fitore, ndërsa kontribuoi edhe me 3 asistime e 6 kërcime, e pas tij i vetmi që shënoi mbi 20 pikë ishte përforcimi i fundit, Khalil Shabazz që dha 21 sosh, duke bërë edhe 7 asistime në fitore.
Te Vëllaznimi, përkundër se Ketrell Pullian ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 28 pikë, 7 asistime e 7 kërcime, ekipi nuk arriti t’i kundërpërgjigjej lojës së mysafirëve në momente kyqe për t’iu afruar fitores. Vëllaznimi është me bilanc 1-4 pas 5 xhirove të para të stinorit,
