Edhe Rahoveci 029 fitoren e parë sezonale e arrin ndaj Pejës

Pas Vëllaznimit, që fitoren e parë të këtij stinori e arriti ndaj Pejës, të njëjtën e ka bërë sonte edhe Rahoveci 029, duke i befasuar verdhezinjtë “vendas”, për t’i mposhtur 95-106.

Rahoveci 029 ka qenë më i mirë veçanërisht në pjesë të parë të ndeshjes, pjesë të cilën e mbyllën me 12 pikë dallim. Këtë epërsi, ata e menaxhuan mirë në pjesë të dytë për të shkuar te fitorja e parë e stinorit dhe tashmë bëhen me bilanc 1-4.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Mika Adams me 31 pikë, 10 asistime e 6 kërcime ka qenë dirigjent i fitores, ndërsa Zion Fruster ka qenë ndihmësi i parë i tij në këtë fitore me 28 pikë, 5 asistime e 2 kërcime.

Te Peja, Robert Smith, ka qenë më efikasi me 28 pikë. Shqiponjat e “Karagaçit” tash janë me bilanc negativ, pasi që kanë regjistruar disfatën e tretë me radhë në elitë!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live