
Lepenci shkarkon Faruk Statovcin!
Një fitore e arritur përgjatë kohës sa drejtoi ekipin nuk mjaftoi! Lepenci ka ndarë rrugët me Faruk Statovcin sot, pas barazimit të ekipit në shtëpi ndaj Besa Pejës, 2-2.
Dhjetë xhiro, një fitore dhe barazimi i sotëm bën që Lepenci të ketë 9 pikë pas 10 xhirosh dhe kjo ka qenë thjesht mjaft për drejtuesit e klubit që kanë vendosur për të shkarkuar trajnerin Statovci.
“Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij.
Trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij e falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin deri më tani, duke u uruar shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në vazhdim të karrierës së tyre”. — shkroi KF Lepenci në njoftim.
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Aktualisht, ekipi nga Kaçaniku që këtë stinor iu rikthye Ligës së Parë pas viteve të kaluara në Ligë të Dytë Kosovës është në pozitë të 15-të, që është e rrezikshme për rënie nga liga. Pra, dhjetë xhirot e para dhe nëntë pikë, janë vlerësuar pak për drejtuesit që tashmë do të kërkojnë një zëvendësim për Statovcin.
