Ylli shton përvojë, zyrtarizon amerikanin Demetrius Conger

Basketbollisti amerikan Demetrius Conger është lojtar i ri i Yllit të Suharekës. Vetëm një ditë pas disfatës nga liderja e Superligës Trepça, ekipi i Yllit ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në skuadër.

Conger është 35 vjeç dhe është 198cm. i gjatë, ndërsa ka përvojë të madhe nga ekipet evropiane. Conger vjen në ekip pasi që Ylli ndau rrugët me Trevon Allenin.

“Demetrius Conger është përforcimi i radhës që i bashkohet skuadrës.
Basketbollisti amerikan vjen me përvojë dhe energji të re, duke shtuar cilësi në skuadrën tonë për sfidat e radhës.
Welcome Demetrius.” — shkroi KB Ylli në njoftim.

Së fundi, Conger ka qenë pjesë e ekipit uruguajan Urunday, ku luajti me mesatare prej 8.3 pikëve për ndeshje, 1 asistim dhe 4.7 kërcime për ndeshje. Ai ka qenë pjesë e ekipeve meksikane prej vitit 2023, ndërsa para saj ka luajtur në basketbollin evropian përfshirë liga të forta si Gjermania, Franca, Turqia, etj.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live