
Zvicra-Kosova: Notat e futbollistëve të Kosovës
Një fillim jo i mirë i Kosovës në kampanjën kualifikuese për Botërorin 2026 dhe një disfatë e thellë nga Zvicra. Nuk ishte e pritur fitorja, por jo edhe humbja në këtë mënyrë, ku helvetët në pjesë të parë të udhëhequr nga Granit Xhaka maestral shënuan katër herë në portën e Arijanet Muricit.
Pjesa e dytë, kaloi në ritëm më të lehtë të vendasve, që bëri të duken edhe më normale ndërrimet e bëra të Franco Fodës në lojën e Kosovës, por pa ndonjë rast konkret që do të mund të rrezikonte portën e vendasve në “St. Jakob-Park”.
Në bazë të asaj që u pa mbrëmë në fushë, TopSporti.com ka vlerësuar me këto nota futbollistët e Kosovës nga ndeshja me Zvicrën.
NOTAT E FUTBOLLISTËVE:
1. Arijanet Muric, 5
–
13. Amir Rrahmani, 4
5. Lumbardh Dellova, 3
15. Mërgim Vojvoda, 4.5
23. Leart Paqarada, 3
–
6. Elvis Rexhbeçaj, 4.5
10. Leon Avdullahu, 5
8. Florent Muslija, 5.5
–
17. Ermal Krasniqi, 4.5
22. Muharrem Jashari, 4
–
18. Vedat Muriqi, 5.5
ZËVENDËSUESIT:
2. Dion Gallapeni, 5
9. Albion Rrahmani, 4.5
7. Baton Zabërgja, 5.5
4. Ilir Krasniqi, 5
14. Valon Berisha, n/a.
Kështu, pas dueleve të para të Grupit B kualifikues drejt Botërorit, ku vetëm vendi i parë siguron biletën, gjendja aktuale në tabelë dhe ndeshjet e radhës janë si mëposhtë:
TABELA AKTUALE E GRUPIT B:
1. Zvicra, 3 pikë
2. Suedia, 1 pikë
3. Sllovenia, 1 pikë
4. Kosova, 0 pikë
Ndeshjet e radhës, 8 shtator:
20.45 Kosova – Suedia,
20.45 Zvicra – Sllovenia.