Ylli sjell përvojë në ekip, zyrtarizon lituanezin Sabeckis

Aloja e dikurshme e reprezentacionit të Lituanisë, Donatas Sabeckis, është përforcimi i fundit i Yllit të Suharekës në kuadër të Superligës për këtë stinor. Ai në fakt te ekipet e tij në karrierë ka luajtur edhe në pozitë organizatori, edhe të shuterit dhe të alos.

Ylli, që nuk po kalon kohë të mirë sa i përket rezultateve në elitë, përkundër investimeve të mëdha dhe lojtarëve cilësor që po sjell në skuadër, së fundi ka vendosur për lituanezin 198cm. të gjatë dhe 33 vjeç, me të cilin do të tentojë t’i japë edhe njëherë ekipit – për të arritur sa më lartë në renditje tabelare para playoffit!

Përndryshe, Sabeckis ka përvojë të disa ligave evropiane të basketbollit, por kryesisht ka qëndruar në shtet të tijin, ku basketbolli është sport ndër më të popullarizuar dhe me traditë.

Ekipi i fundit ku ai luajti këtë stinor, para se të zyrtarizohet te Ylli ka qenë Juventus Utena, ndërsa aty ka pasur mesatare prej 22.3 minutash për ndeshje me 6.7 pikë të shënuara, 3.8 asistime dhe 2.1 kërcime për lojë.

Karriera e Donatas Sabeckis:

2012/13 Jazz Diremta (Liga e Dytë e Lituanisë)
2013/14 Jazz Diremta (Liga e Dytë e Lituanisë)
2013/14 Suduva (Liga e Dytë e Lituanisë)
2014/15 Suduva (Liga e Dytë e Lituanisë)
2015/16 Suduva (Liga e Dytë e Lituanisë)
2016/17 Suduva (Lituani)
2017/18 Suduva (Lituani)
2018/19 Zalgiris (Lituani)
2019/20 Cibona (Kroaci)
2020/21 Geneve (Zvicër)
2021/22 Siauliai (Lituani)
2022/23 Siauliai (Lituani)
2023/24 Lietkabelis (Lituani)
2023/24 Czarni Slupsk (Poloni)
2024/25 M Basket – Delamode (Lituani)
2025/26 Juventus Utena (Lituani).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live