
Kanë kaluar 30 vjet që nga kërcimi i famshëm dhe rekordi botëror që nuk është thyer deri më sot
Kërcimtari legjendar britanik i kërcimit në trehapësh, Jonathan Edwards (59 vjeç), mban një nga rekordet më jetëgjata në atletikë dhe kërcimi i tij e bën ende të buzëqeshë 30 vjet më vonë.
Me të mbërritur në qytetin suedez të Goteborgut në vitin 1995, kërcimtari bëri një blerje të papritur në një dyqan pa taksa.
Ai vendosi të blinte syze dielli – jo për të bërë banjë dielli në bregdetin e qytetit, por sepse i donte ato për Kampionatin Botëror, ngjarja më e madhe në kalendarin e atletikës atë vit.
Edwardsi ishte i tmerruar dhe syzet, mendoi ai, do ta maskonin atë frikë nga konkurrentët e tij të tjerë.
“Mendova se nuk mund të fitoja lehtë. Kishte një mundësi që të mos fitoja dhe kjo do të ishte një katastrofë, edhe pse kisha kërcyer kaq mirë gjatë gjithë vitit”, kujton Edwards, i cili ishte në formën e tij të jetës në atë Kampionat Botëror.