Foda cakton 11-shen ndaj Suedisë, 4 ndërrime në 11-she

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka përcaktuar 11-shen e Kosovës që do t’i dalë përballë Suedisë, ndërsa në formacionin startues të dardanëve ka 4 ndërrime në 11-she në krahasim në përballje me Zvicrën.

Kështu, formacioni së pari është bërë 4-4-2 dhe prej një kohe të gjatë Kosova nuk ka startuar me 2 sulmues klasik.

Përndryshe, me mungesën e Amir Rrahmanit, Lumbardh Dellova do të luajë bashkë me Fidan Alitin në qendër të mbrojtjes, ndërsa Dion Gallapeni ia ka zënë vendin Leart Paqaradës.

Baton Zabërgja starton sonte në vend të Ermal Krasniqit, kurse Albion Rrahmani është pranë Vedat Muriqit në sulm, vendim ky i Fodës që e lë Muharrem Jasharin në bankë.

11-SHJA E KOSOVËS NDAJ SUEDISË:

Portier: Arijanet Muric;

Mbrojtës: Fidan Aliti, Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni;

Mefsushorë: Elvis Rexhbeçaj, Leon Avdullahu, Baton Zabërgja, Florent Muslija;

Sulmues: Vedat Muriqi (kap.), Albion Rrahmani.

SUEDIA:

Olsen; Hien, Ekdal, Gudmundsson; Ayari, Jonsson S., Larsson, Svensson, Bernhardsson; Elanga, Gyokeres.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live