
Drita përmbys dhe fundos Gjilanin
Gjilani vendas në derbin e madh të qytetit të Gjilanit, ndërsa Drita kampione aktuale mysafire. Gjilani me trajner në detyrë, Orhan Abdi, pas largimit të Ardian Nuhiuit, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë edhe marrin epërsinë përmes një penalltie.
Almir Aganspahic tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe ia jep avantazhin Gjilanit. Mirëpo, pjesa e dytë ishte për tu harruar për të kuqtë e qytetit.
Së pari Liridon Balaj e më pas edhe Albert Dabiqaj për të kthyer rezultatin në të mirë të kaltërve. Drita në avantazh kur ndeshja hyri në 15 minutat e fundit të saj. Gjilani i përmbysur dhe pa shpresa për kthim!
TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Drita kapi 3 pikë të rëndësishme për tu ngritur në renditje. Gjilani mbeti i fundit në tabelë dhe tash edhe më keq, me humbjen e pestë sezonale!
Fitorja bën që Drita të mbyllë xhiron e tetë në pozitën e katërt dhe arrin kuotën e 11 pikëve pas fitores së tretë të shënuar në kampionat, ndërkaq Gjilani i fundit në tabelë, në pozitën e dhjetë, me 7 pikë.