
Kuptohet vazoja e Kosovës në Ligën B të Kombeve
Njëra ndër arritjet e mëdha të përzgjedhësit gjerman të Kosovës, Franco Foda, ka qenë edhe kualifikimi i Kosovës në Ligën B të Kombeve.
Dardanët për herë të parë në histori që nga krijimi i Ligës së Kombeve, kanë arritur që të ngriten në Ligën B të saj, ku do të ketë ndeshje edhe më të vështira në kuadër të edicionit të radhës së kësaj gare të kombëtareve.
Në ndërkohë, bazuar në pikët që i kanë ekipet dhe para shortit për fazën grupore, ku secila Ligë do t’i ketë nga katër grupe (pa llogaritur këtu Ligën D, që ka më pak) Kosova ka mësuar se nga cila vazo do të hyjë në short.
Ekipi i dardavëve do të jetë pjesë e Ligës B të Kombeve ndërsa do të bëj pjesë në vazon e ekipeve më të dobëta aty, të vazos së katërt. Kështu, Kosova e ka të sigurt se nuk do të jetë në një grup të Ligës B të Kombeve me Suedinë, Maqedoninë Veriore dhe Irlandën Veriore.
Në anën tjetër, skuadrat që bëjnë pjesë në vazon e më të fortëve të Ligës B të Kombeve dhe të tjerat sipas radhës janë:
LIGA B E KOMBEVE:
VAZO 1: Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli.
VAZO 2: Zvicra, Bosnja e Hercegovina, Austria dhe Ukraina.
VAZO 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.
VAZO 4. Suedia, Maqedonia Veriore, Irlanda Veriore dhe Kosova.
Kujtojmë, Kosova përfundoi në vend të dytë të Ligës C të Kombeve 2024/25. Si pozitë e dytë, siguroi ndeshje barazhi për tu ngritur më lart, ndërsa në short i ra Islanda.
Më 20 mars Kosova mposhti Islandën në Prishtinë 2-1 [Dellova 19′, Rexhbeçaj 58′ — Oskarsson 22′], ndërsa në ndeshjen e kthimit shkëlqeu Vedat Muriqi duke e mposhtur Islandën në Murcia, 1-3 [Oskarsson 2′ — Muriqi 35′, 45’+3, 79′]. Me këtë fitore, Kosova siguroi pjesëmarrjen në Ligën B të Kombeve, që do të jetë hera e parë për dardanët.
(Fotot: TopSporti.com/ A. P.)