Prishtina rrezikon, por fiton!

Epërsi 0-4 kishte Prishtina ndaj Llapit me në nisur pjesa e dytë kur Valmir Veliu shënoi golin e dytë të tij dhe për epërsinë katër golëshe të Prishtinës, pas epërsisë 0-3 në pjesë të parë.

Mirëpo, Drenica e Bylbyl Sokolit nuk u dorëzua por ishte gati të bënte rikthimin spektakular, që për pak nuk u arrit.

Vendasit filluan me gola, për të ulur epërsinë në 2-4 shpejt, ndërsa krejt në fund të ndeshjes penalltia e fituar dhe e konkretizuar nga Igball Jashari ndezi atmosferën për një befasi pas 3-4.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Në fund, për kuqezinjtë nga Skenderaji nuk kishte kohë më, derisa Prishtina mori fitoren, Drenica – Prishtina 3-4 [Genc Hamiti 52′, Jeton Krasniqi 55′, Igball Jashari 89’pen. — Hamdi Namani 3′, Valmir Veliu 16′, 46′, Zeqiri 36′].

Prishtina me 22 pikë vazhdon të jetë lidere e Superligës pas fitores së shtatë kampionale të arritur sot, ndërkaq Drenica në pozitë të pestë ka 11 pikë, derisa numri i humbjeve i shkon në 4.

Në xhiron e radhës Prishtina pret Dukagjinin, ndërkaq Drenica i shkon Llapit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live