Trepça’89 ngritet pasi rrëzoi Feronikelin’74 nga kryesimi

Se në Ligën e Parë gjithçka është shumë ngushtë sa i përket pozitave që kërkojnë Superligën e vërtetoi edhe dueli derbi i xhiros së dymbëdhjetë, ku Trepça’89 mposhti Feronikelin’74 në një ndeshje mjaft interesante.

Feronikeli’74 para kësaj ndeshjeje ishte lider, por mitrovicasit e drejtuar nga Gani Sejdiu kishin plane tjera dhe shënuan fitore në fund, për t’i rrëzuar mysafirët nga kryesimi i Ligës së Parë, por edhe për të kaluar mbi ta në renditje tabelare.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Trepça’89 fitoi ndeshjen 3-2, pasi që rezultati ishte 2-2 prej minutës së 46-të të ndeshjes, kur Ibrahim Cervadiku barazoi për niklin. Mirëpo, penalltia e Egzon Qerimit në minutën e 76-të të ndeshjes, solli fitoren e madhe te gjelbërebardhët për të arkëtuar tre pikë të mëdha.

Tani, ’89-shi ka dalë në pozitë të tretë të renditjes me 23 pikë, duke lënë pas niklin me pikë të njëjta. Liderja Vushtrria ka 25 pikë dhe beteja të mëdha priten në vazhdim për dy pozitat e para që sigurojnë Superligën.

GOLAT E NDESHJES

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live