Arjol Bllaca vendos, sjell fitoren e Ramiz Sadikut

Sulmuesi i prishtinasve, Arjol Bllaca, ka vazhduar me gola në Ligë të Parë, ndërsa sot i ka sjellë fitoren e madhe Ramiz Sadikut ndaj Tefik Çangës si mysafir.

Bllaca ka shënuar në minutën e 81-të të ndeshjes, për t’ia dhënë fitoren ekipit të drejtuar nga Alban Dragusha, ndërsa për të treguar fuqinë e debutuesve në Ligë të Parë, vlen të theksohet se kjo është humbja e parë e ferizajasve në shtëpi këtë stinor!

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Pjesa e parë kishte përfunduar pa gola, 0-0, derisa goli i nëntë kampional i Bllacës, që e çon atë në krye të renditjes së golashënuesve të Ligës së Parë, bëri dallimin në ndeshje, për përfundimtaren: Tefik Çanga – Ramiz Sadiku 0-1 [Arjol Bllaca 79′].

Me këtë fitore, Ramiz Sadiku arrin në kuotën e 21 pikëve, ndërkaq Tefik Çanga mbetet në 23 pikë. Në xhiron e radhës, Tefik Çanga është mysafir i Vëllaznimit, derisa Ramiz Sadiku pret Vjosën.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live