Pas Shqipërisë, Bullgaria!

Organizatorët e garës ndër më të famshme në botë në çiklizëm, Giro d’Italia kanë bërë të ditur se në vitin 2026 Bullgaria do të jetë shteti ku do t’ia nis gara, që është planifikuar prej datave 8 deri më 31 maj 2026.

Starti i garës do të kalojë nëpër bregdetin e Detit të Zi, prej Nessebarit deri në Burgas. Pastaj kalohet prej Burgasit në Veliko Tarnovo, për të përfunduar në Sofje në startin prej Plovdivit. Ekipet barten pasaj në Itali, ku në total do të jenë 3459km. me ngritje të llogaritur prej 50 mijë metrash.

Në vitin 2025 Giro d’Italia si vend startues kishte pasur Shqipërinë, ku çiklistët më të mirë të botës garuan në kryeqytet e bregdet, për tu bartuar pastaj në gadishullin Apenin.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live