Larry Thomas prezantohet te ekipi gjerman

Basketbollisti i deritashëm i Yllit, Larry Thomas, me tu ndarë nga ekipi suharekas është zyrtarizuar menjëherë te skuadra gjermane Tigers Tübingen.

Klubi gjerman ka bërë të ditur se ka angazhuar Thomasin 32 vjeç deri në fund të stinorit 2025/26, ndërsa lojtari vjen me parametra zero nga ekipi kosovar.

Nga Superliga e Kosovës, në Pro A të Gjermanisë

Thomas, në tre stinorët e fundit ka qenë pjesë e ekipeve të Kosovës. Ai ka luajtur për Pejën në 2022/23, 2023/24 dhe për Trepçën në stinorin e kaluar. Këtë stinor, ai mbrojti ngjyrat e Yllit.

Te Ylli këtë stinor, Thomas luajti me mesatare prej 8 pikësh për ndeshje, 4.1 asistimesh dhe 4 kërcimesh.

Tani, faqja zyrtare e ekipit Tigers Tübingen ka bërë të ditur se Thomas do të jetë i gatshëm menjëherë për ndeshjen e radhës të ekipit, që zhvillohet më 3 janar 2026, ndërkaq skuadra që garon në Pro A të Gjermanisë, deri tani ka bilanc 7-6 aty.

Tigers Tübingen ka bërë të ditur se Larry Thomas do të bart fanellën me numër zero te ekipi i tij. Përndryshe arsyeja e ardhjes së Thomasit ka qenë lëndimi i rëndë që pësoi basketbollisti i Tigersit, JaCobi Wood (frakturë).

Kurse Thomas në deklaratën e parë të tij si lojtar i ri i ekipit ka thënë: “Edhe në këto pak momente që jam këtu, qyteti dhe klubi më dhanë energji ripërtritëse. Saktësisht ajo që doja kur vendosa të vi këtu. Jam i lumtur të jem pjesë e këtij ekipi.”

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live