
Bora eliminon Rahovecin 029 dhe siguron për herë të parë gjysmëfinalen e Kupës
Ekipi i Borës ka arritur një sukses të madh, duke siguruar për herë të parë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në histori të klubit. Prishtinasit, që po kalojnë stinorin e dytë në Superligë dhe po marrin pjesë për herë të dytë në këtë garë, kanë eliminuar Rahovecin 029, debutues në Kupë.
Bora kishte fituar ndeshjen e parë në Prishtinë, ndërsa fitoi edhe të dytën sonte në “Mizahir Isma” për të kaluar tutje. Ekipi i drejtuar nga Zoran Kascelan triumfoi 62-71, ndësa lojtari më efikas në fitore të tyre ishte Shaquan Jules me 22 pikë të shënuara e 7 kërcime.
Pos tij, u dalluan edhe Tyler Cheese me 14 dhe Alex Hunter që shënoi 13 pikë, 5 asistime e 6 kërcime në fitoren e ekipit.

Te Rahoveci 029 trajneri i ri i ekipit Goran Samardziev pas debutimit me humbje në Superligë, pësoi edhe në ndeshjen e Kupës dhe kështu verimaqedonasi mbetet pa fitore dhe me punë shumë të madhe për të bërë me vreshtarët në vazhdim.
Sa i përket lojtarëve, Kentrell Pullian me 22 pikë, 5 asistime e 7 kërcime ka qenë më i dalluari, ndërsa me 10 pikë luajti Adonis Thomas. Kontributi i lojtarëve tjerë të vreshtarëve nuk mjaftoi për të bërë më shumë dhe kështu Rahoveci 029 u përshëndet nga Kupa e Kosovës për këtë stinor.
