
Ndërkombëtare
Vedat Muriqi – më i miri i janarit në LaLiga
Edhe zyrtarisht, Vedat Muriqi (31), është shpallur lojtari më i mirë i muajit janar në LaLigan spanjolle. Sulmuesi i Kosovës që tregoi formë të jashtëzakonshme gjatë këtij muaji në Spanjë, ka bërë që me golat e tij t’ia sigurojë Mallorcës disa pikë në luftë për mbijetesë.

Muriqi shënoi katër herë në pesë ndeshjet e janarit për Mallorcën, ndërsa kjo është hera e dytë që e merr këtë çmim pas majit të vitit 2022. Përndryshe, këtë muaj Muriqi shënoi edhe hat-trickun e parë të tij në LaLiga, në lojën ku i ndihmoi ekipit të tij të mposhtte Athletic Bilbaon.
Qendërsulmuesi prizrenas në këtë garë për më të mirin e muajit mposhti këta lojtarë: Vanat (Girona), Sorloth (Atlético de Madrid), Marcos Alonso (Celta) dhe Guedes (Real Sociedad).
