Pas 5 humbjesh në Superligë, Peja arrin te fitorja!

Pa llogaritur ndeshjet e Kupës dhe ato të ENBL-së, Peja ka arritur të shënojë fitoren e parë pas humbjesh me radhë në Superligë. Kjo ka qenë fitorja e parë e trajnerit të ri të Pejës Damir Milacic, ndërsa verdhezinjtë që janë në krizë të rezultateve, më në fund janë këndellur.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Peja ka mposhtur Rahovecin 029 sonte në “Karagaç” 92-60, duke bërë dallimin në fillim të ndeshjes, për të çuar rehat pjesën e dytë dhe për të shënuar fitoren e nëntë kampionale dhe për të barazuar bilancin aktual të ekipit në Superligë, në 9-9!

O’Showen Williams ka qenë koshashënuesi më i mirë i Pejës në fitore, duke dhënë 21 pikë, por bëri edhe 7 asistime e 3 kërcime në fitore. Me 13 pikë, 5 asistime e 4 kërcime ndeshjen e kreu Musab Mala, ndërsa debutoi Logan Routt, që luajti me 9 pikë e 4 kërcime në fitore.

Te Rahoveci 029, trajneri i të cilëve ende nuk ka shijuar fitoren prej se erdhi në bankë të vreshtarëve, koshashënues më i mirë ka qenë Adonis Thomas me 17, ndërsa me 13 u dallua Kentrell Pullian. Ky i fundit bëri edhe 5 asistime e 5 kërcime, por ekipit të Goran Samardziev, nuk ka arritur t’ia ndalë humbjen e 13-të kampionale!

Fitorja bën që Peja të bëhet me bilanc 9-9 aktualisht, ndërkaq Rahoveci 029 tash është në 5-13, poshtë në renditje tabelare dhe me rrezik permanent për rënie tash e tutje.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live