
Sporte të tjera
FHK organizon edhe dy evropianë në Kosovë!
E konfirmon EHF-ja, dy Evropianë të tjerë në Kosovë.
Kosova do të vazhdojë të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit ndërkombëtar edhe gjatë vitit 2026.
Këtë muaj në Prishtinë mbahet Kampionati Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U16, ndërsa marrin pjesë plot 12 ekipe kombëtare.
Ndërkohë të dielën Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka konfirmuar që gjatë muajit korrik në Kosovë do të mbahen dy Kampionate Evropiane për hendbollistët deri në 20 vjet.
“Men’s 20 EHF Championships” do të mbahen prej 12 deri më 19 korrik në Prishtinë.
Këtë vendim e mori Komiteti Ekzekutiv i EHF-së në Herning të Danimarkës. Pritet pjesëmarrja e 13 ekipeve të ndryshme kombëtare.
FHK-ja ka shumë kohë që është partnere shumë e besueshme i Federatës Evropiane të Hendbollit. EHF-ja vazhdimisht ia beson Federatës sonë organizimin e ngjarjeve të rëndësishme kontinentale. Ndërkohë, organizimet e deritashme janë vlerësuar me notë maksimale jo vetëm nga EHF-ja por edhe nga federatat nacionale të Kombëtareve pjesëmarrëse.
