
Pas 3 humbjeve, Vëllaznimi arrin te fitorja!
Fitorja e parë për Vëllaznimin nën drejtimin e trajnerit Gyltekin Selimi, derisa gjakovarët kanë festuar triumfin për t’i ngritur ata në renditje dhe për ta lënë Rahovecin 029 në fund të tabelës!
Vëllaznimi fitoi ndeshjen ndaj Borës falë një çereku të tretë tepër të mirë, 29-15, ku pastaj menaxhuan mirë atë të fundit për të fituar duelin me 9 pikë dallim, 89-80.

Jericole Hellems ka qenë më i dalluari te Vëllaznimi. Ai dha 23 pikë, bëri 10 asistime e regjistroi 8 kërcime në fitore. I munguan vetëm dy kërcime për të kryer ndeshjen me triple-double! 19 pikë i dha Yor Anei, që shtoi edhe 7 kërcime në llogari të tijën, ndërsa me 18 pikë, 3 asistime e 3 kërcime ndeshjen e kreu Ziggy Reid.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Bora pësoi për herë të parë pas 4 fitoreve radhazi në Superligë. Ekipi i drejtuar nga Zoran Kascelan nuk arriti t’i bëj ballë gjakvorëve në çerek të tretë dhe periudha e fundit, nuk mjaftoi për rikthim rezultati.
Tyler Cheese me 21 pikë e 4 asistime ka qenë më efikasi te Bora. Me 18 pikë luajti Amin Hot, që shutoi 4/7 për tre pikë, ndërsa bëri edhe 5 asistime.
Fitorja, bën që Vëllaznimi të bëhet me bilanc 6-12. Kurse Bora bëhet me bilanc 9-9.
