E dhjeta me radhë, Trepça duket e pandalshme!

Seria e fitoreve të Trepçës nuk ka të ndalur, ndërsa në mbyllje të xhiros së XVIII në përballjen derbi të ditës së sotme, ndaj Yllit të përforcuar mjaft, mitrovicasit kanë arritur fitore komode!

Krejt kjo falë lojës tepër të mirë të Trepçës në pjesë të parë, kur krijuan dallimin e mafjtueshëm për të menaxhuar mirë ndeshjen në pjesë të dytë për të arritur te fitorja, 98-81 [26-16, 36-25, 16-17, 20-23].

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Kenny Hasbrouck ka dhënë 27 pikë për Trepçën në fitore, duke shutuar 6/9 për tre pikë. Me 17 pikë e 6 kërcime u dallua Dardan Kapiti, ndërkaq 16 të tjera i shtoi Akili Vining, duke bërë edhe 6 asistime e 6 kërcime shtesë.

Yllit kësaj radhe nuk i mjaftoi dyshja Scott Bamforth – Brandon Huffman. Përkundër se të dy (Bamforth 20, Huffman 19 pikë) gati dhanë gjysmën e pikëve të ekipit, ndërsa Erjon Kastrati 19 të tjera, suharekasit e drejtuar nga Paco Olmos pësuan.

Trepça lidere tash bën bilancin 15-3, ndërsa ka regjistruar të dhjetën fitore me radhë. Ylli në anën tjetër mbyll xhiron në pozitë të pestë me bilanc 8-10.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live