
Vazhdojnë ndarjet te Rahoveci 029
Pas Jalen Johnsonit të zyrtarizuar në mëngjes si ndërprerje bashkëpunimi me Rahovecin 029, në këto momente është bërë edhe një zyrtarizim i tillë nga vreshtarët.
Ekipi ka ndarë rrugët edhe me njërin ndër lojtarët më të dalluar të pjesës së parë të stinorit Isaiah Umipig. Njoftimin posa e ka bërë të ditur KB Rahoveci 029 ndërkaq e ka falenderuar atë për momentet e bukura.

“Thank you, Isiah Umipig
Me marrëveshje të dyanshme, klubi dhe lojtari kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Faleminderit për momentet e bukura, Zeke.” — shkroi KB Rahoveci 029 në njoftim.
Te Rahoveci 029 Umipig, që ka pasur edhe përvojë të mëparshme në Superligë të Kosovës, ka luajtur me mesatare prej 36 minutash për ndeshje, duke shënuar 15.3 pikë për lojë, 5 asistime e 2.2 kërcime.
Rahoveci 029 është në krizë të rezultateve pas startit të mirë të stinorit debutues në elitë, ndërkaq trajneri i ri i ekipit, verimaqedonasi Goran Samardziev ka paralajmëruar përforcime në ekip pas disaftës së djeshme nga Peja.
