Mërgim Berisha zyrtarizohet te ekipi i tij i ri

Futbollisti gjerman me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Kaiserslauternit në Bundesliga 2. Skuadra e njohur gjermane ka bërë të ditur se ka angazhuar Berishën (27) i cili së fundi ka qenë pjesë e Hoffenheimit në Bundesligë si huazim nga Augsburgu.

Karrierën si lojtar qendërsulmuesi Berisha e ka nisur në Austri, ku është pjekur si lojtar ndërsa sukses të madh ka arritur me kombëtaren U-21 të Gjermanisë kur fitoi evropianin. Ai pas Salzburgut kishte luajtur për Fenerbahçen, pa lënë shumë gjurmë aty, ndërsa prej atu kaloi te Augsburgu.

“Jam i nderuar që një ekip si Kaiserslautern më dha mundësinë që të dëshmohem në projektin ambicioz të klubit, ndërsa njoh mirë atmosferën që krijohet në Betzenberg dhe fuqinë që ta jep stadiumi gjatë ndeshjes. Mezi pres të jem në fushë për të qenë pjesë e suksesit me ekipin,” tha ndër të tjera Berisha për faqen zyrtare të ekipit të tij të ri, fck.de.

Transfermarkt ka bërë të ditur se kalimi i Berishës te Kaiserslauterni ka qenë pa implikime financiare për klubin e tij të ri, pasi që ai aty ka kaluar si lojtar i lirë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live