Arrin edhe përforcimi i tretë te Peja

Pas Cecil Williams dhe De’jon Davis, Peja mbrëmë ka zyrtarizuar edhe përforcimin e fundit për këtë stinor në Superligë. Verdhezinjtë kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me playmakerin amerikan DaQuan Bracey.

Bracey është 179cm. i gjatë ndërsa vitin tjetër i mbush të 30-tat, derisa më 13 maj arrin te të 29-tat e tij. Ai në stinorin e kaluar ka qenë në skuadrat e Mineros de Zacatecas të Meksikës dhe kah fundi i stinorit te Spartaku i Plevenit të Bullgarisë.

Te këta të fundit ka pasur mesatare prej 14.2 pikëve për ndedshje, duke bërë 4.6 asistime dhe 2.5 kërcime për lojë.

Në këtë stinor, së fundi ka qenë pjesë e ekipit meksikan Angeles de Ciudad de Mexico, ku mesatarisht ka pasur 26.8 minuta për lojë me 14.3 pikë të shënuara për ndeshje, 4.4 asistime dhe 2.5 kërcime.

Bracey dallohet edhe me shutin për tre pikë, me të cilin e kap mesatarja prej 30% të saktësisë, derisa për dy pikë gjuan me afro 60% saktësi.

“Daquan ‘DayDay’ Bracey, basketbollisti më i ri i GO+ Peja.
Bracey i bashkohet skuadrës tonë për pjesën e mbetur të sezonit, në pozitën e PlayMaker.
28-vjeçari, i cili ka ndërtuar karrierë në Turqi, Mal të Zi, Çeki, Bullgari, Meksikë vjen në Pejë me përvojë shumë të madhe mbi supe.
Welcome to GO+ Peja, DayDay!!!” — shkroi KB Peja në njoftim.

Karriera e Da’Quan Bracey:

2016/17 Louisiana Tech Bulldogs NCAA
2017/18 Louisiana Tech Bulldogs NCAA
2018/19 Louisiana Tech Bulldogs NCAA
2019/20 Louisiana Tech Bulldogs NCAA
2021/22 Akhisar Belediye (Liga e Dytë e Turqisë)
2021/22 Olomucko (Çeki)
2022/23 Tsmoki Minsk (Bjellorusi, por vetëm në ligën VTB)
2023/24 Sutjeska (Mali i Zi, ABA Liga 2)
2024/25 Mineros de Zacatecas (Meksikë)
2024/25 Spartak Pleven (Bullgari)
2025/26 Angeles de Ciuadad de Mexico (Meksikë).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live