
FBK Superliga
Deondre Burns (Prishtina) – MVP (23)
Basketbollisti i Prishtinës, Deondre Burns, është përzgjedhur MVP i xhiros XXIII të Superligës nga FBK, pas performancës së tij individuale të treguar në fitoren e skuadrës së tij me përmbysje në pjesë të dytë ndaj Borës në derbin e kryeqytetit!
Burns luajti me 27 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime në këtë fitore të bardhekaltërve rekord-kampionë të drejtuar nga Dusan Dubljevic, për të siguruar fitoren e Prishtinës, derisa arriti indeks efiçence në këtë përballje, në kuotën 27!

Besoni apo jo, kjo është hera e parë këtë stinor që një lojtar i Prishtinës merr çmimin e më të mirit të javës nga FBK, që edhe tregon qartë nivelin që e ka pas rekord-kampionja e Kosovës këtë stinor në elitën e basketbollit.
