Kuvendi i Punës më 30 mars

Më 30 mars Kuvendi i Punës i FHK-së.
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Nën drejtimin e presidentit Edin Kolgeci, Bordi ka diskutuar për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me hendbollin kosovar.
Është vendosur që Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahet më 30 mars.

Bordi ka miratuar raportin për Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet e reja që u mbajt në Prishtinë. Është diskutuar edhe për përgatitjet që po bëhen për ndeshjet e Kombëtares A të Kosovës me Bosnjë-Hercegovinën dhe për tema të tjera me rëndësi.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live