Fituesit e kampionatit individual

Më 14 dhe 15 mars, Federata e Pingpongut e Kosovës organizoi Kampionatin Individual të Kosovës për grup-moshat e reja, ku u zhvilluan garat në kategoritë U9, U11, U15, U17 dhe U21. Ky kampionat solli ndeshje interesante dhe paraqitje shumë të mira nga talentet e reja të pingpongut kosovar.

14 mars – Kategoritë U9, U15 dhe U21

Në kategorinë U9 individuale, e cila konsiderohet një kategori shumë premtuese për të ardhmen e pingpongut kosovar, në vendin e parë u rendit Met Hoxha, i cili arriti të fitojë titullin e kampionit me paraqitje shumë të mirë gjatë garës. Në vendin e dytë u rendit Jon Matoshi, ndërsa në vendin e tretë Aron Azizi.

Në kategorinë U15 individuale të meshkujve, në vendin e parë u rendit Rejan Krasniqi, i cili pati një performancë shumë të mirë gjatë gjithë garës. Në finale ai fitoi ndaj Olti Behlulit, i cili u rendit në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë u rendit Imran Duraki.

Në kategorinë U15 individuale të femrave, në vendin e parë u rendit Zana Bllaca, e cila pati një paraqitje shumë të mirë gjatë garës. Vendi i dytë i takoi Sara Hoxhës, ndërsa në vendin e tretë u rendit Lira Hashani.

Në kategorinë U15 çifte meshkuj, vendin e parë e fituan Ajan Vranovci dhe Rejan Krasniqi. Në vendin e dytë u renditën Imran Duraki dhe Muhamed Mudut, ndërsa në vendin e tretë Olti Behluli dhe Sharr Hashani.

Në kategorinë U15 çifte femra, vendin e parë e fituan Amra Gashi dhe Hana Murseli. Vendi i dytë i takoi dyshes Melisa Kasumi dhe Zana Bllaca, ndërsa në vendin e tretë u renditën Erina Bekteshi dhe Sara Hoxha.

Në kategorinë U15 çifte të përziera, në vendin e parë u renditën Rejan Krasniqi dhe Sara Hoxha, të cilët në finale fituan ndaj dyshes Hana Murseli dhe Imran Duraki, që u renditën në vendin e dytë. Në vendin e tretë u renditën Lira Hashani dhe Olti Behluli.

Gjatë ditës së parë u zhvilluan edhe garat në kategorinë U21.

Në kategorinë individuale të meshkujve, në vendin e parë u rendit Arti Karabaxhaku, i cili dominoi me një performancë të shkëlqyer gjatë gjithë garës. Në vendin e dytë u rendit Blend Hajdari, ndërsa në vendin e tretë Ibraim Maloku.

Në kategorinë individuale të femrave, kampione u shpall Taibe Ruli, ndërsa në vendin e dytë u rendit Lenë Osmani dhe në vendin e tretë Anisa Domaniku.

Në garat e çifteve për meshkuj U21, vendin e parë e fituan Blend Hajdari dhe Eren Kaqaniku. Në vendin e dytë u renditën Adriatik Maloku dhe Enes Domaniku, ndërsa në vendin e tretë Ibraim Maloku dhe Ylber Beka.

Në kategorinë U21 çifte femra, vendin e parë e fituan Anisa Domaniku dhe Taibe Ruli, ndërsa në vendin e dytë u renditën Lenë Osmani dhe Edolinda Alimehaj. Vendi i tretë i takoi Jona dhe Shega Hashanit.

15 mars – Kategoritë U11 dhe U17

Në konkurrencën U11 për vajza, në vendin e parë u rendit Zana Bllaca, e cila pas triumfit në kategorinë U15 një ditë më parë, arriti të shpallet kampione edhe në këtë kategori, duke fituar kështu titullin e dytë brenda dy ditëve. Në vendin e dytë u rendit Erina Vranovci, ndërsa vendin e tretë e fitoi Sara Shabani.

Në konkurrencën U11 për djem, në vendin e parë u rendit Arijon Krasniqi, i cili dominoi gjatë gjithë turneut. Në vendin e dytë u rendit Detar Maloku, ndërsa në vendin e tretë Det Konushevci.

Në kategorinë individuale të vajzave U17, kampione u shpall Adea Kulla, e cila fitoi bindshëm në finale ndaj Hana Murselit. Në vendin e tretë u rendit Tuana Gacaferi.

Në kategorinë individuale të meshkujve U17, në vendin e parë u rendit Imran Duraki, ndërsa në vendin e dytë Amant Sejdiu dhe në vendin e tretë Olti Behluli.

Në kategorinë U17 çifte femra, vendin e parë e fituan Adea Kulla dhe Zana Bllaca, ndërsa në vendin e dytë u renditën Hana Murseli dhe Tuana Gacaferi. Vendi i tretë i takoi Amra Gashi dhe Arnisa Isufi.

Në kategorinë U17 çifte meshkuj, vendin e parë e fituan Amant Sejdiu dhe Olti Behluli. Në vendin e dytë u renditën Denat Makolli dhe Resul Smaili, ndërsa në vendin e tretë Rejan Krasniqi dhe Ajan Vranovci.

Fituesit e tri vendeve të para në secilën kategori u shpërblyen me kupa dhe medalje nga Federata e Pingpongut e Kosovës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live