
FBK Superliga
Amin Hot (Bora) – MVP (25)
Amin Hot i Borës është zgjedhur MVP i javës nga Federata e Basketbollit të Kosovës për xhiron 25.
Hot shkëlqeu ndaj Vëllaznimit, ndaj të cilit luajti me 18 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe pati indeksin e paraqitjes 30, më të lartin nga të gjithë lojtarët e xhiros për t’u zgjedhur kështu MVP i xhiros në fjalë.
Njëkohësisht, Hot u zgjodh edhe në pesëshen javore të TopSportit për këtë xhiro.

