
Sllovakia vs Kosova, 11-shet startuese
Me fillim nga ora 20:45, sonte Kosova luan në Bratisllavë në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off-it drejt kualifikimit për në Kampionat Botëror.
Padyshim mungesa të mëdha sonte te Kosova janë Amir Rrahmani e Leon Avdullahu, të cilët nga Foda sonte janë zëvendësuar nga Kreshnik Hajrizi dhe respektivisht Veldin Hoxha.
Te Sllovakia bie në sy mungesa e mbrojtësit Martin Skriniar.
Skuadrat sonte startojnë kështu:
Sllovakia (4-3-3): Dubravka; Valjent, Vavro, Obert, Hancko; Bero, Duda, Lobotka; Sauer, Haraslin, Strelec.
Kosova (3-5-2): Arijanet Muric; Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Lumbardh Dellova; Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni, Veldin Hoxha, Elvis Rexhbecaj, Florent Muslija; Vedat Muriqi, Fisnik Asllani.
Nëse Kosova sonte triumfon, në finale të Play Off-it do të luajë me Turqinë në Prishtinë. Kjo e fundit e eliminoi sonte Rumaninë në ndeshjen që u luajt me fillim nga ora 18:00.
