
Të mërkurën titulli do të jetë i…
Seri e jashtëzakonshme e finaleve të playoffit të Ligës së Femrave në basketboll, derisa titulli kampion do të vendoset në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të serisë – të shtatën.

Edhe pse ekipi i femrave të Bashkimit kishte epërsinë 3-1 dhe ishte një fitore para titullit, pejanet arritën që të barazojnë rezultatin duke fituar dy ndeshjet e fundit të serisë, ku Peja 03 mori fitore në “Sezai Surroi” mbrëmë për të çuar serinë në përballjen vendimtare.

E tani, është caktuar edhe termini i finales së madhe ku një ekip do të dalë me trofe nga salla. Të mërkurën me fillim prej orës 19.30 Peja 03 në “Karagaç” pret KBF Bashkimin për përballjen ku një ekip do të arrijë fitoren e katërt dhe rrjedhimisht edhe titullin kampion të femrave për stinorin 2025/26.
