Mbyllet pjesa e parë në finalen Drita-Prizreni

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë të serisë finale të playoffit të Ligës së Parë. Drita është në epërsi ndaj Prizrenit me 6 pikë dallim, 47-41.

Më efikasi te Drita pas pjesës së parë të ndeshjes është Jay ëalker me 13 pikë, ndërsa te Prizreni po dallohet Qendrim Ajazaj, me 13.

Rezultati aktual i serisë është Drita 1-0 Prizreni. Ekipi që arrin dy fitore, siguron biletën për Superligë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live