
Parisienët festojnë finalen e radhës
Me një gol të shënuar nga Topi i Artë, Ousmane Dembele, Paris St Germain ka arritur të vulosë pjesëmarrjen në finale të Ligës së Kampionëve për stinorin 2025/26.
Kampioni i vitit të kaluar ka arritur që pas fitores së shënuar në “Parc des Princes” 5-4, të barazojë në “Allianz Arena” 1-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-5 të sigurojë finalen e radhës dhe mundësinë për mbrojtje të titullit të kampionit të Evropës në futboll.
Bayern përkundër se u mundua, asnjëherë nuk u shfaq i rrezikshëm karshi kundërshtarit të drejtuar nga Luis Enrique sonte, derisa krejt në fund të ndeshjes Harry Kane në rastin e tij të vetëm tregoi cilësinë duke shënuar për 1-1 përfundimtare!
PSG në anën tjetër ka pasur raste për të “kryer” ndeshjen edhe më herët, por ka qenë veterani Manuel Neuer që mbante bavarezët në lojë. Në fund, sonte 1-1 dhe në total 6-5 për Parisin e Luis Enriques që siguron finalen e 30 majit në Budapest, prej orës 18.00 ndaj Arsenalit londinez.
