
Orari i plotë i serisë finale Trepça – Bashkimi!
Vetëm një ditë pasi u kuptua edhe finalisti i dytë i serisë së playoffit të Superligës, Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar orarin e të gjitha ndeshjeve të serisë.
Në sistemin vajtje-ardhje ku seria do të luhet të dielave dhe të mërkurave, mitrovicasit do të kenë terrenin vendas çdo të diel, ndërsa prizrenasit çdo të mërkurë.
Renditja dhe rregullat
Trepça kreu stinorin e rregullt në vend të parë, prandaj ka epërsinë e terrenit vendas në serinë finale, ndërsa Bashkimi ishte i dyti. Të dyja skuadrat u kyqën në playoff prej gjysmëfinaleve për shkak të renditjes së lartë të tyre në stinorin e rregullt.

Trepça fitoi ndaj Pejës serinë gjysmëfinale 3-1, kurse Bashkimi ndaj Borës, 3-2. Tani, finalistët që luajtën vitin e kaluar dhe Trepça fitoi 4-2 ndaj Bashkimit takohen përsëri edhe këtë stinor.
Orari i serisë finale
Seria finale luhet deri në katër fitore dhe me makimalisht shtatë ndeshje.
NDESHJA I
10 maj, e diel
Trepça-Bashkimi
NDESHJA II
13 maj, e mërkurë
Bashkimi-Trepça
NDESHJA III
17 maj, e diel
Trepça-Bashkimi
NDESHJA IV
20 maj, e mërkurë
Bashkimi-Trepça
NDESHJA V
24 maj, e diel
Trepça-Bashkimi
NDESHJA VI
27 maj, e mërkurë
Bashkimi-Trepça
NDESHJA VII
31 maj, e diel
Trepça-Bashkimi.
Të gjitha ndeshjet nisin prej orës 19.30.
