
Për herë të parë, Dukagjini fiton Kupën e Kosovës
Në një finale që solli zhvillime dramatike dhe incidente, Dukagjini ka arritur të fitojë për herë të parë Kupën e Kosovës në futboll, pasi që në finale mposhti Ferizajin me rezuzltat 2-1 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës para rreth 2.5 mijë shikuesve të mbledhur në tribuna.
Ferizaji pak para fundit të ndeshjes lëshoi fushën, por pastaj pas rreth 15 minutash u rikthye për të përfunduar loja dhe për ta pranuar humbjen. Incidenti ndodhi pasi që në minutat shtesë të ndeshjes ferizajasit kërkuan penallti, ndërsa gjyqtari Genc Nuza nuk e dha. Betim Haxhimusa u përjashtua (90′) për shkak të protestave të pandalshme ndaj referit, ndërsa trajneri Arsim Abazi tërhoqi ekipin nga fusha!
Sa i përket futbollit të luajtur, u shënuan gola të bukur në lojë, ndërsa Altin Mërlaku i dha avantazhin klinasve me goditje të bukur e të fuqishme (16′), së cilës iu kundërpërgjigj Kushtrim Shabani (23′) kur barazoi me goditje të saktë nga zona, e goli u konfirmuar edhe me VAR!
Vulën ndeshjes ia dha Hekuran Berisha, i cili nga gjysma e fushës, kur ekipi i tij kishte mbetur me 10 lojtarë (Erlis Xhemajli, karton i kuq, 70′) dhe dominimi ishte te ferizajasit, shënoi (75′). Berisha pa që portieri i Ferizajit kishte dalë jashtë 16-shes nga porta e tij dhe goditi nga gjysma për të realizuar golin, që doli të jetë i fitores dhe bëri që i gjithë stafi i ekipit të hyjë në fushë nga emocionet.
Për trajnerin e Dukagjinit, Arsim Thaqi, ky është trofeu i dytë i Kupës i fituar me radhë, pasi që në stinorin e kaluar e fitoi atë me Prishtinën. Por, për klinasit ka qenë gëzim i jashtëzakonshëm, pasi që në histori ata kanë tri finale të Kupës të humbura – e kjo e katërta doli të jetë festë.
Ferizaji në anën tjetër, pos që bie nga Superliga – humbi edhe mundësinë për të dalë së paku në gara evropiane.

17′ | GOAL! Dukagjini takes the lead!
Ferizaj ⚪️ 0-[1] ⚫ Dukagjini
⚽ Mërlaku#KosovarCup 🇽🇰 pic.twitter.com/P8FGY6LV6w— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) May 21, 2026
24′ | FERIZAJI SCORES THE EQUALIZER!
Ferizaj ⚪️ [1]-1 ⚫ Dukagjini
⚽ Shabani#KosovarCup 🇽🇰 pic.twitter.com/HFZNi3yTt3— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) May 21, 2026
75′ | OH WONDERFUL GOAL!
Despite being one man down Dukagjini retakes the lead, with this beauty of Hekuran Berisha.
Ferizaj ⚪️ 1-[2] ⚫ Dukagjini#KosovarCup 🇽🇰 pic.twitter.com/UwIJRTqJT2
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) May 21, 2026
Në këtë ndeshje ka qenë prezent edhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, që ka përcjellur finalen në “Fadil Vokrri”.

