Para gjysmëfinaleve gjigande të Botërorit “USCAME 2026”

Katër ekipet në krye të renditjes mujore të FIFA-së për shtete, Franca, Argjentina, Spanja dhe Anglia, kanë arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “USCAME 2026”.

TOP-4’shja e FIFA’s — në TOP-4 të Botërorit

Rrugëtime të ndryshme patën secila, ndërsa FIFA para shortit bëri të ditur se këto skuadra nëse përfundojnë të para grupet e tyre përkatëse në Botëror, do të mund të takohen vetëm në gjysmëfinale të garës. Dhe kjo, që u praktikua për herë të parë edhe ndodhi, pasi që secila fitoi grupin e vet dhe dalëngadalë kaloi kundërshtarët për të arritur në gjysmëfinale.

Secila ka të fituar së paku një herë Botërorin, ndërsa Argjentina udhëheq me 3, Franca me 2 e Spanja e Anglia me nga një trofe të fituar. Përndryshe, edhe një karakteristikë statistikore për katërshen finale, është fakti që vetëm Anglia ka trajner të huaj aty, derisa shtetet tjera kanë “të vetët”.

Terminet e dueleve

E sipas historisë, Botërorin gjithmonë e kanë fituar shtetet që janë drejtuar nga përzgjedhës të vendit të tyre. Më 14 korrik prej orës 21.00 me kohën tonë, Franca luan me Spanjën në gjysmëfinalen e parë ku do të kuptohet finalisti i parë i Botërorit, ndërsa më 15 korrik prej orës 21.00 Anglia ndeshet me Argjentinën.

Kujtojmë, nëse Franca arrin finalen do të jetë finalja e tretë me radhë që e arrin. Spanja është kampione aktuale e Evropës dhe në finale nuk ka arritur që prej vitit të vetëm kur e kanë fituar, 2010.

Argjentina kërkon historinë

Anglia në anën tjetër ka mall për finale, që prej vitit 1966, kur ka qenë edhe finalja e vetme dhe trofeu i vetëm i fituar prej tyre. Kurse Argjentina si mbrojtëse e titullit, dëshiron që të bëhet ndër të rrallët që ka fituar Kupën e Botës dy herë me radhë, pas Italisë (1934, 1938) dhe Brazilit (1958, 1962).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live