Connor Withers shtesë e re te Ylli!

Ekipi i Yllit ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e basketbollistit amerikan, Connor Withers. Basketbollisti është 203cm. i gjatë dhe është aktualisht 26 vjeç, ndërsa luan në pozitat 3-4.

Withers ka luajtur së fundi në stinorin e kaluar te ekipi austriak Klosterneuburg BK Dukes. Po ai stinor ka qenë i pari për lojtarin në fjalë në Evropë, ndërsa në Bundesligën austriake ai ka pasur mesatarisht 33.2 minuta për ndeshe, ku ka shënuar 14.1 pikë, 2.8 asistime dhe 6.5 kërcime për ndeshje.

Ai tashmë është bërë i huaji i tretë i zyrtarizuar te Ylli pas Davontrey Thomas dhe Devonte Bandoo. Këtë stinor, Ylli do të drejtohet nga trajneri Rami Hadar.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live