
Ish reprezentuesi i Ganës, lojtar i ri i Besa Pejës
Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës, Besa Peja, ka bërë të ditur sot se ka angazhuar në radhët e saja sulmuesin e dikurshëm të Ganës U-20, Frank Boateng. Futbollisti pritet t’i jep fuqi në fazën ofanzive ekipit pejan, ndërkaq Besa Peja shpreson që ai të jetë armë e rëndësishme e sulmit të ekipit për stinorin e ri.
“FC Besa Peja ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Frank Boateng, i cili nga sot është pjesë e familjes verdhezi.
Sulmuesi, ish-përfaqësues i Ganës U-21, vjen në Pejë për t’i dhënë edhe më shumë fuqi repartit ofensiv të Besës. Me përvojën, shpejtësinë dhe instinktin e tij para portës, Frank pritet të jetë një nga armët kryesore të skuadrës sonë në sezonin e ri.” — shkroi FC Besa Peja në njoftim.
Boateng është 23-vjeçar dhe është 190cm. i gjatë. Ai ka ardhur te Besa Peja si lojtar i lirë, derisa së fundi ka qenë pjesëe e ekipit grek Apolon Krya Vrysi, ndërsa para saj ka luajtur në ligën malteze për Sirensin.
Në stinorin e kaluar Besa Peja përfundoi Ligën e Parë në pozitë të 11-të të renditjes tabelare.
