Avdulli kalon te Prishtina e Re

Ekipi i Prishtinës së Re ka zyrtarizuar sot ardhjen e mbrojtësit Qlirim Avdulli. Futbollisti që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, i është bashkuar prishtinasve pas një periudhe ku së fundi luajti për Ferizajin në Superligë.

Avdulli 27-vjeç pos Ferizajit ka bërë karrierë edhe në disa ekipe të Kosovës, ku ka luajtur për Malishevën, Ulpianën, Drenicën, etj.

“KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Qlirim Avdullin, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Mbrojtësi i krahut të majtë i bashkohet bardhekaltërve pas një eksperience të gjatë në futbollin kosovar. Gjatë karrierës së tij ai ka veshur fanellën e klubeve si Hajvalia, Arbëria, Llapi, Drenica, Ulpiana dhe Malisheva, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin vendor.
Së fundmi, Avdulli ishte pjesë e FC Ferizaj, ku në edicionin e fundit u paraqit në 37 ndeshje, zhvilloi mbi 2,800 minuta dhe realizoi 7 asistime.
Cilësia dhe kontributi i tij në të dy fazat e lojës, pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe një vlerë e shtuar në realizimin e objektivit të klubit, rikthimin në elitën e futbollit të vendit.” — shkroi FC Prishtina e Re në njoftim.

Përndryshe, Prishtina e Re në stinorin e kaluar debutoi në Superligë të Kosovës, por nuk arriti të mbijetojë aty. Me përforcimet që po bën këtë verë, duket se ekipi ka synim për tu ringritur në elitë. E kjo, mbetet të shihet kur fillon stinori dhe si do të performojë ekipi në fushë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live