Vozinha (40) nënshkruan në lot kontratën me rrogë më të mirë në karrierë

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, është fotografuar në lot dje duke e nënshkruar kontratën me klubin e tij të ri, Colo-Colo nga Kili. Futbollisti 40-vjeçar, që debutoi me shtetin e tij në Kampionatin Botëror “USCAME 2026” dhe tregoi performancë të nivelit të lartë aty, veçanërisht ndaj kampionëve botëror të tashëm, Spanjës.

Vozinha përgjatë karrierës së tij kishte luajtur në ligë të dytë të Portugalisë, ndërsa në vitet e fundit ka mbrojtur portën e AEL Limassolit në Qipro dhe Trencinit në Sllovaki, para se t’i kthehet përsëri ligës së dytë portugeze dhe Chavesit!

Asnjëherë përgjatë karrierës së tij Vozinha nuk ka pasur rrogë më të lartë se 10 mijë dollarë amerikanë në muaj, ndërsa pas Botërorit dhe nënshkrimit të kontratës 18-mujore me Colo-Colon, ai ka vënë nënshkrimin në atë që do t’i sjellë të ardhura mujore prej rreth 25 mijë dollarësh në muaj!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live